
10 vendet me te sigurta ne bote per vitin 2016
Që prej vitit 2007, “Global Peace Index” mat profesionalisht nivelin e sigurisë e të paqes në botë, duke u bazuar më shumë në kriterin e ashtuquajtur “mungesa e dhunës.”
Ai për të nëntin vit publikon listën, ku renditen 162 kombe të botës. Sipas “Global Peace Index”, ja cilat janë vendet më të sigurta për këtë vit dhe ku ia vlen të punosh, të jetosh apo t’i vizitosh pa pasur frikë.
1. Republika Çeke
Një vend relativisht i ri, Republika Çeke është përqendruar fort në ndërtimin e një ekonomie të tregut dhe krijimin e një klime stabël për investime. Në 2009, “Human Development Index” ose HDI, e vlerësonte Republikën Çeke si një vend me zhvillim të lartë human.
2. Australia
Australia është një nga vendet më të vizituara të botës. Ajo ka normë të ulët të krimit dhe nivel të ulët të korrupsionit në qeveri dhe sistemin gjyqësor. Australia ka kujdes shëndetësor shumë të mirë, paga të larta dhe shkolla shumë të mira.
3. Japonia
Edhe pse ajo ka një nga kostot më të larta të jetesës në botë, ju duhet ta vizitoni japonine te pakten një herë në jetën tuaj. Ajo ka një kulturë shumë të disiplinuar dhe një nga kuzhinat më kreative. Japonezët gëzojnë një shkallë jashtëzakonisht të ulët të krimit dhe mbajtja e armëve është mjaft e kufizuar. Një ekonomi e pasur, norma kulturore dhe ligje strikte janë të tjerë faktorë që e bëjnë Japoninë një nga vendet më të sigurta.
4. Kanada
Kanadaja renditet si një ndër vendet më të preferuara për emigrantët e shtresave të mesme e profesionistëve të shumë fushave. Ajo konsiderohet edhe si një ndër vendet më paqësore të rruzullit.
5. Finlanda
Finlanda konsiderohet si një ndër vendet më paqëore të rruzullit e ku ia vlen me plot gojën të jetosh. Ajo nuk përmendet për asnjë lloj konflikti. Finlanda ende e ka të detyrueshëm shërbimin ushtarak dhe atë civil për të rinjtë. Pjesëmarrja e vetme e vendit në luftime, ka qenë kur trupat e saj në kuadër të OKB-së janë dërguar si paqeruajtëse në rajone të ndryshme të botës. Finlanda ka gjithashtu nivel shumë të lartë arsimor dhe shëndetësor.
6. Zvicra
Zvicra ka një qeverisje të qëndrueshme e shumëfunksionale dhe një kulturë politike shumë mendjehapur e demokratike. Gjithashtu, ajo renditet në vendet më të sigurta në botë që kanë shifra të ulëta të krimit të dhunshëm. Zvicra është e njohur për neutralitetin e saj në çështjet politike rajonale dhe ato ndërkombëtare.
7. Zelanda e Re
Zelanda e Re, një vend përrallor në brigjet e Paqësorit Juglindor. Ajo ka shifra shumë të ulëta për sa u përket niveleve të krimit të organizuar dhe krimeve të dhunshme.
8. Austria
Sipas “Global Peace Index”, Austria, ky vend i bukur në rrëzë të Alpeve, është edhe një ndër vendet më paqësore sot në botë. Ajo preferohet nga shumë turistë, por gjithashtu edhe nga aktivistë të paqes.
9. Danimarka
Njerëzit që jetojnë në Danimarkë fokusohen në çështje ekonomike në vend që të përfshihen në konflikte të armatosura. Populli danez është shumë miqësor, mendjehapur dhe solidar.
10. Islanda
Islanda renditet si vendi më paqësor sot në botë, duke e mbajtur veten absolutisht larg konflikteve. Ajo ka mbetur një destinacion mahnitës për bukuritë e veta natyrore. Turistët nga të gjitha vendet e botës vijnë në Islandë për të parë nga afër vullkanet dhe akujt e saj, si dhe atraksionet e tjera rreth kryeqytetit të vendit, Reykjavik.
Më të lexuarat








